Në SHBA hapen më pak vende pune seç pritej

Punëdhënësit amerikanë punësuan më pak njerëz seç pritej muajin e kaluar, përkundër një pakete të madhe stimuluese, të miratuar nga Qeveria amerikane.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm 266,000 vende pune u hapën në prill.

Pritjet e ekonomistëve ishin për 900,000 deri në dy milionë vende të reja pune.

Marketing

Byroja e Statistikave të Punës po ashtu tha se shkalla e papunësisë në prill ishte 6.1 për qind.

Në total, 9.8 milionë njerëz mbeten pa punë.

Në shkurt të vitit 2020, përpara se të nisnin masat e izolimit nga koronavirusi, të cilat mbyllën miliona vende pune, 5.7 milionë njerëz ishin pa punë.

Në muajin mars, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, miratoi një paketë stimuluese ekonomike në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh./REL