Komisioni për çështje pronësore në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me të cilën kryeson ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski në seancën e sotme ka vendosur, që familjes së Verica Bellçovskës t’i dhurohet banesë.
“Duke e pasur parasysh humanitetin e pafund të familjes Bellçovski, bija e të cilëve humb jetën në aksident, kurse organet e saja u donuan, si një shpagim modest ndaj familjes, sot në seancë të Komisionit për çështje pronësore në kuadër të Qeverisë, me të cilin kryesor, njëzëri vendosëm që të ndahet banesë për shfrytëzim në komunën e Strumicës”, shkroi Boçvarski në “Facebook”.
Verica ndërroi jetë në aksident, ndërkaq familja e saj vendosi që të dënojë zemrën, veshkat dhe kocën e eshtrave.