Gazetari Nevrij Ademi reagon kundër udhëheqsis së komunës së Vrapçishtit

Pas publikimit të letrës së shumpërfolur ku kryetari i komunës së vrapçishtit nga radhët e Aleancës Për Shqiptarët Isen Shabani kishte paraqitur në polici një grup të rinjësh të cilët kanë vendosur shqiponjën dy krenare në Negotinën e pollogut disa ditë me radhë nënprofilin e tij në Facebook ka reaguar Gazetari Ademi e pas këtij reagimi si duket ka pasur edhe kërcënime. Gazetari Ademi nl statusin e publikuar disa minuta më parë në profilin e tij në Facebook ka përmendur se po mer kërcënime dhe ofendime të vazhdueshme nga Servilët e partisë opozitare siç i quan ai. Madje Ademi ka bër të ditur se në një postim të radhës do të zbuloj me fakte komentet dhe mesazhet kërcënuese e fyese që i janë dërguar në adresën e tij në rjetet sociale më poshtë e keni statusin e plotë Krejt më duket e qartë përveç servilave të partisë opozitare të cilët luajn krejt rolet përveç rolin e opozitës të etur pas kolltukut të pushtetin hedhin vrer e helm kur iu tregon një të vërtetë, ata kërcënojnë, shajnë e bullizojnë duke mos mbajtur asnjë pikë përgjegjësie për fjalët e shpifura që jau nxjerrë goja. Ata për të ardhur në pushtet bëjnë gjithçka shesin ç’do gjë e shpeshëherë madje edhe kombin dhe flamurin vetëm e vetëm për ti kënaqur xhepat e tyre dhe epshet sepse këta përveç se jan Hajdut janë edhe njerëz që haram e bëjn çdo hap që e hedhin madje edhe ushqimin që e hanë nëpër shtëpitë e tyre. Fituan si fituan, vota i dënoj paraardhësit e tyre populli veçanërisht në komunën e Vrapçishtit ja tregoj vendin edhe BDI-së edhe ish kryetarit të Komunës. Por çka bët ju ?! Ju sëbashku me servilët e tuaj partiak filluat të kërcënoni, shani dhe malltretoni popullin që u dha besimin ju gënjyet dhe sot jeni komuna më e dobët dhe udhëheqësia më katastrofale e një komune që do të njeh historia. Ju që morët votën e popullit dhe nuk bët asgjë do të ju shkruhet se jeni gënjeshtar dhe dinak e çka nuk mumd të bëni me laps dhe mendje ju mundoheni ta bëmi me forcë, hajni dhe kapadahi por kjo është e para dhe e fundit jam i bindur se shqiptarët nuk do të gabojnë më.

Marketing

Sharjet dhe komentet kërcënuese dhe bullizuese të servilave të partisë do i postoj në një status tjetër.

Kujtojmë që disa ditë më parë deputeti i zonës nga radhët e Bashkimit Denokratik Për integrim publikoj dokunentin e kryetarit të komunës së Vrapçishtit dërguar Organeve policore ku shihet qartë spiunimin që ka bërë për banorët e teritorit të komunës ku për momentin udhëhiqet nga opozita