Koha është Bashkimi Evropian ta plotësojë premtimin e saj sepse pala jonë implementoi të gjitha kërkesat, porositi zv.kryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov nga në Forumin ekonomik Delfi në Athinë.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet sa më shpejt, tha ai.
“Tani duhet BE ta realizojë premtimim e marsit të vitit 2020 për fillimin e bisedimeve për RMV-në dhe Shqipërinë. Investimi i BE-së duhet të jetë i qartë se suksesi ynë do të jetë sukses për të gjithë, për BE-në sukses për Ballkanin Perëndimor, sukses i të gjithë fqinjëve tanë, për Greqinë dhe gjithashtu edhe për Bullgarinë”, u shpreh zv/kryeministri për eurointegrime Nikolla Dimitrov.
Shefat e diplomacisë së Greqisë dhe Qipros u shprehën kundër ndarjes së Shqipërisë dhe RMV-së në rrugën që çon tek familja e madhe evropiane. Theksuan nevojën e trajtimit të njëjtë të vendeve aspirante.
“Të gjitha shtetet duhet të sillen sipas rregullave të njëjta, pa marrë parasysh madhësinë e shtetit.Të ndiqen procedurat e njëjta dhe të jepet solidaritet i atij niveli sa mund të kontribohet dhe të ketë obligime të njëjta për arritjen e qëllimit të përbashkët”, theksoi ministri alternativ i punëve të jashtme në Greqi, Miltiadis Varviciotis.
“Shtetet e vogla duhet ta kenë rolin e përforcimit të bashkëpunimit rajonal, të punojnë së bashku në ballafaqimin e sfidave dhe në shfrytëzimin e mundësive”, u shpreh ministri i jashtëm i Qipros, Nikos Kristodulidis.
Për Greqinë, anëtarësimi i të dyja vendeve fqinje në BE do të thotë më në fund pasje e kufijve tokësorë me vendet e tjera anëtare, e jo si deri më tani kur Athina zyrtare e ndjente veten si pjesë e ndare e Unionit pa asnjë kufi me një vend anëtar.