Robert Berisha e uron Bajramin në një mënyre që do t’iu bëjë të qeshni me lot

Këngëtari njihet për humorin e tij i cili i bën për të qeshur ndjekësit në rrjete sociale.

Marketing

Dhe, Robert Berisha e ka uruar festën e Fitër Bajramit me një fotografi gazmore.

Në storien e tij në Instagram, ka ndarë një imazh të një llogarie në Facebook e cila ka emrin dhe mbiemrin ‘Urime Bajrami’.

Natyrisht se ky postim i ka bërë për të qeshur fansat dhe ata që e ndjekin këngëtarin në këtë rrjet social.

Ndryshe, përveç humorit me postime në Instagram, Robert Berisha vazhdon të argëtojë publikun edhe me emisionin e tij ‘Robi plaket kur don vetë’.