ASH-AAA-ja përshëndet vendimin e Pendarovskit, Ligji për ndërtimet të kthehet në Kuvend

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përshëndet vendimin e presidentit Stevo Pendarovski, për të rikthyer në Kuvend Ligjin me të cilin pushteti dhe opozita maqedonase tentuan të kontrabandojnë legalizimin e krimeve urbane – thuhet në një komunikatë nga koalicioni ASH-AAA.

Marketing

Vendimi i Pendarovskit edhe një herë konfirmoi atë që ne si opozitë shqiptare alarmuan si në fillim ashtu edhe në ditën e votimit – thuhet në komunikatë.

ASH-AAA

“LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE tentuan që duke u fshehur pas qytetarëve të amnestojnë krimet urbane të Stevçe Jakimovskit, Llatasit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të regjimit aktual dhe atij të kaluar. Pas këtij vendimi, Ligji duhet të kthehet në Kuvend, të shqyrtohet në procedurë të rregullt dhe me pjesëmarrje të të gjitha organeve dhe aktorëve kompetent. Ky ligj duhet të ju shërbejë realisht qytetarëve dhe assesi nuk guxon ti keqpërdor hallet e qytetarëve për të ju shërbyer krimeve të politikës nga pushteti i kaluar dhe pushteti aktual”

Mbështetje për qytetarët po, amnesti për krimet urbane assesi! Legalizim për amvisëritë dhe jo për mafian e oligarkët e pushtetit, që uzurpojnë dhe shkatërrojnë pronën publike – thuhet në komunikatën e koalicionit ASH-AAA.