Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani, sot ka marr pjesë në konferencën vjetore Arti dhe Shkenca e Mësimdhënies” Edicioni i katërt “.
Sot morra pjesë në hapjen e konferencës vjetore ” Arti dhe Shkenca e Mësimdhënies” Edicioni i katërt ” Arsimtari në sfidë me shekullin e 21- të ” që organizohet nga Këshilli Rinor i Ballkanit.
Organizata rajonale ” “Këshilli Rinor i Ballkanit” gjatë aktivitetit të deritanishëm 3-4 vjeçar, kryesisht u veçua në fushën e arsimit, inovacionit, mjedisit dhe energjisë së rinovueshme.Nëpërmjet këtyre fushave u ofruan dhe promovuan mundësi për të rinjët, si bursa studentore, praktika pune, trajnime, programe shkëmbimi dhe mundësi punësimi.
Inkurajon fakti si gjithnjë e më shumë në rajon po ngritet vetëdija se arsimi, edukimi dhe mësimdhënia e suksesshme nuk duhet të njoh barriera kufizuese dhe etnike.Kjo dëshmohet me faktin se edicioni i sivjetëm ka me qindra arsimtarë pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Turqia etj.