Avni Rustemi i pranishëm në hapjen solemne të garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”

Me ftesë të Federatës së kajakut të Maqedonisë sot isha i pranishëm në qendrën rekreative – sportive Matka, Shkup, në hapjen solemne të garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”. Ky manifestim i 52-ti me rradhë është një nga tre ngjarjet më të vjetra në lundrimin me kajak në ujra të egra, e përkrahur edhe nga Federata Europiane dhe Botërore e Kajakut.Agjencia për rini dhe sport mbështet dhe është partner serioz i Federatës së Kajakut dhe garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”, ku ndjejmë obligim që të zhvillojmë dhe investojmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe standardit të sportit dhe rekreacionit në vend për ngjarjet sportive ndërkombëtare që promovojnë vendin tonë dhe kanë rëndësi të veçantë në kalendarin sportiv në Europë dhe Botë.

Marketing