Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në vendin më të pasur kulturor dhe trashëgimor, në Shtëpinë e Zejtarëve, Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami bashkë me drejtoreshën Sanja Llukarevska, realizuan takim pune me Kryesinë e Odës së Zejtarëve të RMV.
Takim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm për dy palët, për të shkëmbyer idetë, vërejtjet dhe vështirësitë me të cilët ballafaqohemi gjatë realizimit të detyrave dhe obligimeve që kemi si institucione.
Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe konstatuam se kjo krizë vazhdon të ndjehet ende, por falë mbështetjes financiare që Qeveria e RMV-së hartoi dhe bashkë me DAP e realizoi gjatë periudhës së kaluar, janë lehtësuar shumë vështirësi financiare në momentet më të rënda.
Të përkujtojmë se gjatë vitit 2020, për zejtarët u ndanë
✅199 127 055,00 denarë mbështetje financiare.
✅198 508 130,00 denarë mbështetje financiare për pagesë të rrogave të personave të punësuar tek zejtarët
✅542 397,00 denarë mjete financiare të zejtarëve të vetëpunësuar
✅76 528,00 denarë subvencione për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.
Gjithashtu, gjatë vitit 2021 u miratuan:
✅66,192,820 denarë për 1901 zejtarë (për bartësin e veprimtarisë) dhe
✅2,789,703,00 denarë për 53 zejtarë (për të punësuarit).