Fondacioni ‘Albiz’: Të rinjtë duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, në kuadër të projektit EU-IPMACT-WB, e organizoi panelin dhe panairin e startup kompanive me temë “Mekanizmat për mbështetjen e të rinjve për të ruajtur biznesin e tyre dhe për të krijuar punësim të qëndrueshëm”, në h. DoubleTree by Hilton në Shkup.
Mysafir në panelin e sotëm ishin z. Fatmir Bytyqi zëvendëskryetar i Qeverisë së RMV dhe përgjegjës për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve.
Fjalë përshëndetëse në panelin e sotëm pati drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, Besir Dernjani, i cili tha se Fondacioni Albiz sivjet kremton 10-vjetorin e themelimit të tij, gjatë këtyre 10 viteve fondacioni ka realizuar programe, të cilët mundësojnë kushte më të mira për procesin edukativo-arsimorë të të rinjve, me anë të mbështetjes financiare të tyre. Tani një nga pikat strategjike të Fondacionit është krijimi i vendeve te reja të punës si dhe krijimi i mundësive për rinjtë për të qenë sipërmarrës të suksesshëm.
“Unë besoj në një qasje, se nuk duhet ta mbash dikë në kurriz, që ai të zhvillohet por vetëm duhet ta trasosh rrugën, por vetëm duhet të kesh frymë sipërmarrëse, ndoshta ndonjëherë do kthejnë, por kjo është e natyrshme, këto janë sfidat të cilat i hasin, por përsëri do të kthen. Pothuaj nëntë muaj punojmë në disa fusha, për mua dy janë të rëndësishme. E para është Strategjia zhvillimore kombëtare dhe e dyta bashkë me Fondin për inovacion punojmë mjaft në trasimin e rrugës, Maqedonia të njihet si startup HUB në Ballkan”, tha mes tjerash në fjalën hyrëse zëvendëskryeministri Bytyqi.
Kosta Petrov, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, tha se Fondi në portoflion e vet ka 550 kompani, ne jemi një familje e madhe. Në mesin e kompanive prezentë në stenda ka kompani, të themeluara nga të rinjtë, të cilët mund t’ju thonë se çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës në Maqedoni dhe të cilat jo vetëm që i zbatojnë trendët globale, por edhe i krijojnë.
Vlora Ademi, sipërmarrëse dhe themeluese e startup kompanisë Digicube, theksoi se do të përpiqet ta reflektojë situatën në startup komunitetin në këtë panel. Digicube është kompani aktive në fushën e IT. Kompania ka tre vjet që ekziston në Maqedoni dhe dikur filluan me pesë të punësuar, por sot kompania numëron 35 të punësuar. Të rinjtë duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre, duhet të kenë pasion dhe vullnet për punë. Duhet të jenë rebel në atë që dëshirojnë, jo kushtimisht duhet t’i ndjekin rregullativat apo normat që i ofron shoqëria.
Projekti regjional The European Union, Innovation & Media Partnership for Action, Collaboration and Transformation in the Western Balkans (EU-IMPACT- WB) është i financiar nga Komisioni Evropian dhe realizohet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri.

Marketing