Kim Jong-un ligj të ri kundër filmave, muzikës dhe veshjeve perëndimore

Koreja e Veriut kohët e fundit ka prezantuar një ligj të ri gjithëpërfshirës i cili kërkon të “shfarosë” çdo lloj ndikimi të huaj dhe duke ndëshkuar ashpër këdo që kapet duke parë filma të huaj, veshje apo edhe duke përdorur zhargone të huaja.

Marketing

BBC në një artikull të publikuar ka sjellë rrëfimin e Yoon Mi-so , e cila thotë se kur ishte 11 vjeç pa për herë të parë një burrë që ekzekutohej. Ajo tregoi se e gjithë lagjja e tij u urdhërua të shikonte ekzekutimin.

“Nëse nuk e bënin, do të klasifikohej si tradhti,” i tha ajo BBC-së nga shtëpia e saj në Seul. Rojet e Koresë së Veriut po siguroheshin që të gjithë ta dinin se dënimi për kontrabandë me video të paligjshme ishte vetëm vdekja.

“Unë kam një kujtim të hidhur të burrit që i kishin lidhur sytë, ende mund të shoh lotët e tij që rrjedhin. Kjo ishte traumatike për mua. Ata e vunë në një kunj dhe e lidhën, pastaj e qëlluan”.

Imagjinoni sikur të jeni në një gjendje bllokimi të vazhdueshme pa internet, pa media sociale dhe vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti për t’ju treguar atë që udhëheqësit e vendit duan të dëgjoni, kjo është jeta në Korenë e Veriut.

Dhe tani lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është duke e shtrënguar më tej situatën, duke futur një ligj të ri gjithëpërfshirës kundër asaj që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”. Kushdo që kapet me sasi të mëdha Kasetash nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje.

Kohët e fundit Kim shkroi një letër në mediat shtetërore duke i bërë thirrje Lidhjes Rinore të vendit për të goditur “sjelljen jo të këndshme, individualiste, anti-socialiste” midis të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë filmat e huaj, modelet e flokëve dhe rrobat të cilat i përshkroi si “helme të rrezikshme”.

Një botim në internet në Seul me burime në Korenë e Veriut, raportoi se tre adoleshentë ishin dërguar në një kamp riedukimi për prerjen e flokëve të tyre si idhujt e pop-it si dhe veshjen e pantallonave mbi kyçet e këmbëve.

E gjithë kjo ndodh sepse Kim Jong-Un është në një luftë që nuk përfshin armë bërthamore ose raketa. Analistët thonë se ai po përpiqet të ndalojë informacionin e jashtëm që arrin tek njerëzit në Korenë e Veriut ndërsa jeta në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Miliona njerëz mendohet të jenë të uritur, ndërsa Kim dëshiron të sigurojë që ata janë ende duke u ushqyer me propagandë të hartuar me kujdes nga shteti.