Haga e jep sot verdiktin final për Ratko Mlladiqin

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi do të vendosë mbi apelin e ish-komandantit serb në Bosnjë, Ratko Mlladiq lidhur me dënimin e tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Marketing

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për pjesën e tij në masakrën e Srebrenicës në 1995, kur u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë gushtin e kaluar, prokurorët kërkuan dënimin e tij për një akuzë të tjetër gjenocidi.