Mundësia për hyrje në Greqi edhe me test negativ antigjen (test të shpejtë) dhe rritja e moshës prej gjashtë deri në 12 vjeç me testin e detyrueshëm, janë dy ndryshimet e rregullave për hyrje në Greqi që prej nesër në orën 6 në mëngjes hyjnë në fuqi, ndërsa mes tjerash vejnë edhe për shtetas të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Konform vendimit ministror, Maqedonia e Veriut edhe më tej është në listën e shteteve për të cilin vlen përjashtimi i ndalesës për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta.
Siç transmeton MIA, për udhëtime tek fqiu jugor nevojitet dokument lidhur me Kovid-19, ose certifikatë për vaksinim, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, ose rezultat PCR negativ 72 orë para udhëtimit ose rezultat negativ (test të shpejtë) deri në 48 orë para arritjes në Greqi ose vërtetim se ka kaluar koronavirusin si dhe formular të plotësuar PLF.
Këto detyrime vlejnë për persona që kanë mbushur 12 vjet.
Ndryshimet dje i ka paralajmëruar zëvendës- ministri për Mbrojtje Civile të Greqisë, Nikos Hardalas i cili tha se vendet do të ndahen në kategori të gjelbër, portokalltë dhe të kuqe.