Në orët e pasditës, reshje të rrëmbyeshme të shiut kanë përfshirë disa rajone të Maqedonisë së Veriut. Mot I lig, I shoqëruar me shira të rrmëbyeshme, erëra të fuqishme, por me kohëzgjatje të shkurtë, ka patur në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe në pjesën lindore të vendit.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike njofton se në dy ditët e ardhshme, në orët e pasditës do të mbisundojë mot jostabil me shira të rrëmbyeshme, erë të përforcuar kurse lokalisht në formë të motit të lig.
Nga e Marta do të pasojë stabilizimi I motit kurse paralajmërohet edhe rritja e temmeraturave që do të arrijnë gjithandej vendit në mbi 30 gradë celsius.