Skuadra e Premierligës, Norwich City e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Werder Bremenin për transferimin e mesfushorit Milot Rashica. Kosovari raportohet se ka nënshkruar kontratë katër vjeçare por që ende nuk është bërë dituar shifra e këtij operacioni. Menjëherë pas këtij njoftimi, Rashica ka postuar një shkrim në “Facebook” përmes të cilit ka falënderuar tifozët e skuadrës gjermane për gjithçka që i dhanë gjatë këtyre viteve së bashku. “Të dashur tifozë të Werder Bremenit, pas 3 vite e gjysëm kam bërë një pranim të një sfide tjetër. Dua t’u falënderoj nga zemra për mbështetjen gjatë gjithë kohës. U ndjeva shumë rehat në Bremen me familjen time. Djali im Tiani ka lindur këtu. Ju mund të jeni të sigurt se unë do të vazhdoj të brohoras pë këtë skuadër. Faleminderit për gjithçka duke filluar nga tifozët, bashkëlojtarët e mi dhe gjithë stafi. Gjithë të mirat.”, shkruan Rashica.
https://twitter.com/NorwichCityFC/status/1407353203822370821?
ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407353203822370821%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fmilot-rashica-i-drejtohet-me-nje-leter-emocionale-werder-bremenit-pasi-u-zyrtarizua-te-norwichi%2F