Osmani: Mickoski e ka propozimin portugez

Nuk i kupton protestat e opozitës, por thotë, se lideri i saj, Hristijan Mickoski e ka propozimin portugez, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus

Marketing

“Mickoski e ka propozimin portugez”, tha Osmani.

Ai thotë, se protestat e tyre filluan para raportimit të tij në Komisionin për punë të jashtme në Kuvend, ku sqaroi, se nuk ka negociata të fshehta mes Shkupit dhe Sofjes.

“Sqarimi i tyre zyrtar i tyre është se ata protestojnë se ka negociata të fshehta. Ju e dini se unë e ndërpreva vizitën time”, tha më tej Osmani.