Violinistja Ervis Dodi zgjidhet në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm pak ditë më parë.

Marketing

Në një intervistë për News24 ajo rrëfeu emocionet dhe përgjegjësitë për këtë arritje të madhe në karrierën e saj.

“Një vlerësim, shumë të madh, por edhe një sfidë e një përgjegjësi shumë e madhe, në të njëjtën kohë.”- kështu u shpreh vjolinistja.

Violinistja Gega-Dodi zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonit dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë.

PYETJA: Ju e mësuat këtë lajm pak ditë më parë, c’do të thotë të jesh në krye të Filarmonis Klasike të Bonit?

ERVIS DODI: Unë punoj në Filarmoninë Klasike të Bonit, prej 20 vitesh. Që kur jam rikthyer nga Londra në Gjermani në vitin 2001, përvec mësimdhënies një nga profesionet e mia konstant prej 20 viteve, nisa punë edhe në Filarmoninë Klasike të Bonit. Kontakti dhe dëshira për të qenë gjithmonë pjesë e këtij institucioni më lindi sëbashku me dirigjentin që e drejtonte dhe që e ka drejtuar Filarmoninë Klasike të Bonit prej 50 vitesh. Ai më përfshiu të jem edhe soliste edhe koncert maestre dhe kemi patur një lidhje shumë të ngushtë prej 20 viteve bashkë. Vitet e fundit kur z. Beissel, nisi të mos gëzonte shëndet të plotë, unë u përfshiva shumë edhe në shumë problematika menaxheriale, dhe kështuqë marrja e drejtimit të Filarmoninë së Bonit është pak a shumë jo një gjë e papritur për mua.

PYETJA: Edhe pse një sfidë e madhe, e prisnit si lajm?

ERVIS DODI: Kisha disa vite që po pregatitesha për ta marrë këtë gjë, dhe pregatitjen e ka bërë vetë dirigjenti im pasi dëshironte shumë që unë të isha pasardhësja e tij në drejtimin e këtij institucioni. Filarmonia e Bonit është një nga orkestrat më të mëdha në Gjermani me një strukturë dhe një platformë prej 12 koncertesh cdo muaj. Është e vetmja orkestër me një platformë të tillë në Gjermani. E vecanta është se 6 muaj në vit bën turne në 12 sallat më të mëdha, janë salla me 2 mijë spektatorë. Filarmonia jonë ka 12 mijë abonentë dhe kemi një axhendë prej 90 koncerte në vit. Është një platformë e konsoliduar prejt 30 vitesh, është edhe një internacional orkestër akademi. C’do të thotë kjo? Internacional orkestër akademi do të thotë që shumë studentë apo muzikantë që mbarojnë studimet në universitetet e Gjermanisë, bëjnë një praktikë prej 1 ose 2 vite dhe pregatiten për të filluar punë në orkestrat e ndryshme në Gjermani. Po ashtu ofron një platformë për fituesit e cmimeve të ndryshme nëpër botë. Platforma që ne ofrojmë i ndihmon shumë për karrierën e tyre.

PYETJA: A ka shqiptarë të tjerë në pozicione të tilla?

ERVIS DODI: Unë nuk njoh shqiptar të tjerë në një post drejtues të tillë, megjithatë ka shumë shqiptarë të tjerë dhe instrumentistë të mirë që sot janë nëpër orkestra shumë të rëndësishme si koncertmaestro të orkestrave të ndryshme.

PYETJA: A do të largoheni në një të ardhme nga skena, për t’u fokusuar në drejtimin menaxherial?

ERVIS DODI: Jo, absolutisht. Jeta ime do vijojë po njësoj. Unë vijoj të luajë koncerte si soliste, jo vetëm me orkestrën time, por edhe me të tjera, ajo është dashuria ime e parë. Për këtë prindërit e mi sakrifikuan jetën. Ndryshimi që do ketë, unë kam një skuadër që do punojë me mua për anën menaxheriale të orkestrës. Po mbyll kontratat me dirigjentë të ndryshëm nga e gjithë bota pasi orkestra jonë, në të ardhmen do drejtohet me dirigjentë ‘mysafire’, Ne kemi gjashtë muaj turne dhe dy nga këto muaj unë do t’i drejtoj vetë.

PYETJA: Cili është ekstrakti i konceptit tuaj artistik?

ERVIS DODI: Do të bazohet në traditën e orkestrës tonë, që është muzika klasike vjeneze, kjo traditë është krijuar para 15 vitesh. E vetmja gjë që do ndryshojë, është se do jemi më inovativë, do ruajmë traditën me një inovacion. Do ta hapim orkestrën tonë, me dirigjentë ndërkombëtarë.