Milazim Krasniqi me fjalë emocionuese për të birin që sot u zgjodh kryetar i PDK’së

Profesori universitar, publicist dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka përgëzuar djalin e tij Memlin për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Marketing

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit ton

“Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore”, ka shkruar Milazim Krasniqi.

“Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur. Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi”.

“Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë. Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ai.

“Urime, babush! Zoti të ndihmoftë!”, ka shkruar Milazim Krasniqi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4025022004281317&set=a.260485147401707&type=3