Pr/ligji për shtetësi, LSDM: Do të bisedohet për zhbllokim të ligjit

LSDM paralajmëron bisedime midis partive parlamentare për zh’bllokimin e propozim ligjit të shtetësisë. Social demokratët shpresojnë në mirkuptimin e partive opozitare maqedonase VMRO – DPMNE dhe E Majta të cilat kanë bllokuar propozim ligjin në kuvend.

Marketing

“Për fat të keq në kuadër të komisionit të mbrojtjes, ligji për shtetësi është i bllokuar nga E Majta dhe VMRO – DPMNE, me amendamente dhe vërejtje procedurale. Informacionet që kemi flasin se do të bëhen përpjekje, të bisedohet në kuadër të të gjitha partive parlamentare me qëllimin përfundimtarë zh’bllokimin e ligjit për shtetësi.”, tha tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Opozita shqiptare si propozuese e projekt ligjit, ditë më parë paralëjmëroi bllokimin total të kuvendit, pasi ligji I shtetësisë mbahet pezull në kuvend pa u miratuar. ASH – Alternativa kanë kërkuar që ligji të vendoset në seancë me yll, por ditëve në vijim do të shihet fati I ligjit, pasi mund të mbahet edhe takim I liderëve Sela dhe Gashi me kryeministrin Zoran Zaev. Aktualisht propozim ligji ka ngecur në fazën e shqyrtimit të amendamenteve pasi VMRO ka mospajtime procedural, ndërkaq E Majta kërkon tërheqjen e plotë të propozimligjit.