Sot janë shpërblyer me aktvendime pune 12 arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Komuna e Strugës. Këtë e ka bërë të ditur Ramis Merko në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Pas përfundimit të procedurës, u dorëzuan gjithsej 12 aktvendime në pajtueshmëri me Ligjin për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë professional”, shkruan Merko në Facebook.
“Ministria e arsimit dhe shkencës, për personat që i plotësojnë kushtet për transformimin e marrëdhënies së punës, dha pëlqim për transformim të marrëdhënies së punës nga afati i caktuar në afat të pacaktuar”, ka thënë kryetari Strugës.
Kjo ka të bëjë me interesin për sigurimin e statusit të punëtorëve të arsimit duke e ditur rëndësinë që ka arsimi si veprimtari për ndërtimin e gjeneratave të reja.