Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani bën të ditur se partija e tij nuk do të mbështesë rezolutën e VMRO – DPMNE-së pa emrin kushtetues të shtetit.
“Kërkoj maturi që politika shtetërore të mos merr dimension partiak dhe politik pasiqë vetëm mund ta dobësojë pozicionin tonë. Me rëndësi është që në kuvend të ketë konsensus etnik dhe politik dhe mos të hapen tema shtesë të cilat mund të dëmtojnë procesin. Çështja për emrin kushtetues që u bë pjesë e kësaj rezolute paraqet hapje të problemeve të reja e jo të mbyll këtë problem. Jemi për rezolutë ku do të paraqiten qëndrimet shtetërore, por të bazuar në konsenzus. Nëse shfrytëzohet emri kushtetues, BDI do ta mbështesë rezolutën” – u shpreh Osmani.