Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe akademik, Qeveria në seancën e sotme e miratoi Protokollin për veprim gjatë akomodimit të nxënësve në Konviktet publike për nxënësit në vitin shkollor 2021/2022.
Qeveria e miratoi edhe Protokollin për veprim të konvikteve shtetërore studentore dhe objekteve të tjera për akomodim në vitin akademik 2021/2022.