Bexheti: Për arsim cilësor dhe infrastrukturë shkollore më të shëndetshme

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti vazhdon aktivitetet e shumta edhe në sferën e arsimit. Ai përmes një njoftimi në rrjetin social facebook informon se komuna ka ndarë mjete për shkollën fillore “Emin Duraku” në vendbanimin Arnaqi.

Marketing

Postimi i plotë:

🚧 Komuna e Sarajit ndan mjete prej 2.810.000 denarë për rekonstruimin e kulmit në shkollën fillore “Emin Duraku” në vendbanimin Arnaqi, me sipërfaqe prej 640m2.

Kjo ishte shkolla e vetme në komunën tonë e mbuluar me panela azbesti të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin e nxënësve, ku tash ato po zëvendësohen me llamarinë.

Vazhdojmë për arsim më cilësor dhe infrastrukturë shkollore më të shëndetshme.