Dy rrugë për karrierën e tij: Shëndeti apo futbolli? Eriksen rikthehet tek Inter

Kristian Eriksen është kthyer në Milano dhe i është bashkuar skuadrës së tij, Inter. Gati dy muaj nga episodi i frikshëm në kampionatin europian, ku mesfushori danez shpëtoi për mrekulli pas atakut kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës, Eriksen ka nisur të mendojë rikthimin në fushë.

Marketing

Pasi u takua me skuadrën 29-vjeçari iu nënshtrua menjëherë të gjithë kontrolleve mjekësore për të kuptuar gjendjen shëndetësore dhe shanset për të luajtur sërish.

Tek Inter mbeten në pritje të një përgjigje nga mjekët nëse Kristian Eriksen do të ketë mundësinë për të hequr aparatin e vendosur në zemër, në të kundërt ylli danez do të duhet ti thotë lamtumirë futbollit italian.