Shkruan: Avni Rustemi, kryetar i forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim
Negociatat dhe marrëveshjet politike janë thelbësore për sundimin e demokracisë, përforcimin e bashkëjetesës dhe vitalizimin e kauzave për paqe dhe stabilitet, por negocimi është i vështirë dhe marrëveshjet me shumë veshtirësi arrihen.
Marrëveshja e Ohrit është një model për të shqyrtuar se si të drejtat politike duhet riformuluar dhe ripërcaktuar përmes ndryshimeve sistemike dhe ideologjike që garantojnë frymën e paqes dhe shpresën për gjeneratat e reja. Si pakt me rëndësi të veçantë për stabilizimin e marrdhënieve ndëretnike në vend, Marrveshja e Ohrit është udhërrëfyesi më i qartë për të ardhmen e vendit tonë dhe integrimin në Europë.
Pakti kornizë i arritur në Ohër në vitin 2001, mbron të drejtat e popujve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ato civile, kulturore, të drejtat ekonomike, politike dhe sociale, si dhe respekton normat dhe parimet ndërkombëtare, që na mundeson krijimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të Veriut, të barabartë në të drejta dhe pjesëmarrje nga të gjithë elementët e shoqërisë në vendin tonë.
Ne sot, me vullnetin për qeverisje të mirë dhe me implementimin e Marreveshjes së Ohrit garantojmë institucione të qëndrueshme,
të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët në republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe politika në përputhje vlerat dhe institucionet Europiane.
Me marrëveshjen kornizë, Maqedonia e Veriut tregoi guximin që t’ju mundësojë gjeneratave të reja një të ardhme që nuk do të prodhojë konflikt dhe nxitje të urrejtjes mes popujve në vendin tonë dhe u kthye në garancë për një shtet bashkëkohorë demokratik, ku tërësisht plotësohen nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare dhe duke respektuar parimet e bashkësive etnike në vend.
Marrëveshja e Ohrit na mëson se asgjë nuk mund të ndodhë pa vullnetin tonë, por edhe se asgjë nuk mund të zgjat pa institucione.
Gëzuar 20 vjet paqe!