Numri i infektimeve të reja ka rritur edhe numrin e pacientëve hospitalizuarve në spitalin e Strugës, për momentin ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 pacientë, prej të cilëve 8 prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit.
Në këtë vale të re të infektimeve Virusi corona më shumë ka prekur prekur grupmoshat e reja, pacienti më i ri hospitalizuar është i moshës 19 vjeç, ndërsa më i vjetër i moshës 76 vjeç.
Nga spitali thonë se janë të përgatitur për një vale të re.
“Jemi mjaft mirë të pregatitur, disponojmë me 7 specialistë internistë dhe 1 infektolog të cilët po ballafaqohen me këto pacientë, motrat gjithsesi janë të pregatitura për një situate të tillë, kemi një orar të caktuar dhe bëjmë menaxhim të kuadrit në bazë të nevojës e cila po na paraqitet dhe jemi të pregatitur për të gjitha skenaret e mundshme” – tha Drejtori i Spitalit të Strugës, Armend Arsllani.
Autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët që sa më shpejtë të paraqiten për vaksinim, por edhe të respektojnë masat maksimalisht, Spitali i Strugës ka regjistruar 2 pacientë të cilët janë vaksinuar dhe kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19.
Nga spitali thonë se ka pasur edhe mërgimtarë të cilët kanë rezultuar pozitiv por momentalisht të hospitalizuarit janë qytetarë të vendit. Rritja e rasteve të reja me Covid 19 ka shtuar edhe numrin e kontrollave dhe testimeve në spital. Brenda një dite në spitalin e Strugës kryhen mbi 50 kontrolle.