Një vajzë gjashtë vjeçare u gjet duke fjetur në një fushë pasi u zhduk nga shtëpia e saj në mes të natës, kanë zbuluar pamjet e policisë.
Sipas mediave të huaja, prindërit e “tmerruar” të fëmijës telefonuan 999 pasi kuptuan se vajza e tyre mungonte në shtratin e saj në fermën e tyre pranë Chittlehamholt në Devon të Anglisë.
Dhe pamjet e pabesueshme të marra nga një helikopter policie treguan momentin kur vajza u gjet nga oficerët një orë më vonë.
Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare (NPAS) e përshkroi situatën si “makthi më i keq i çdo prindi” ndërsa ndau videon në mediat sociale.
Në një postim në Twitter, policia shkroi: “E zhdukur nga një fermë në një mjedis rural gjatë natës, ajo u gjend në errësirë të thellë nga ekuipazhi ynë i helikopterit duke përdorur sistemin e tyre të kamerave infra të kuqe”.
“Ajo u gjet duke fjetur në një fushë, më shumë se gjysmë milje larg shtëpisë së saj”