Regjistrimi i popullësisë/Zëvendësdrejtori Selami apelon të Aplikohet për regjistrues

Konkursi publik i Entit Shtetëror të Statistikës për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal për Regjistrimin e ardhshëm të Popullsisë , Familjeve dhe Banesave 2021 është i hapur nê faqen e internetit të Entit shtetêror të statistikës.

Marketing

Zëvendës drejtori i Entit shtetêror të Statistikës, Ilmi Selami u apelon dhe inkurajon të gjithë të interesuarve që të paraqiten në konkursin me aplikimin online.

“Të gjithë ata që nuk janë interesuar deri tani dhe plotësojnë kushtet, mund të paraqiten menjëherë online në këtë konkurs që gjendet në faqen tonë të internetit, tha për express.mk zëvendës drejtori Selami.

Por edhe nga zyra Shtetërore e Statistikave bëjnë thirje të gjithë palët e interesuara të aplikojnë në aplikacionin elektronik në lidhjet e mëposhtme: www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk Kandidatët e interesuar që do të paraqesin një aplikim elektronik, dorëzojnë dokumentet e nevojshme vetëm në formë letre me postë në Zyrën Shtetërore të Statistikave, rr. “Dame Gruev” Nr. 4 në Shkup, pff 506, jo më vonë se 16 gusht 2021 ose në ditën e testimit të planifikuar në ambientet ku do të kryhet testimi.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtator deri më 30 shtator 2021.

Ndërkohë, vazhdon vetë-regjistrimi elektronik i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët punojnë përkohësisht ose banojnë jashtë vendit. Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të ZSHS-së, gjithsej 190,381 persona nga diaspora janë regjistruar përmes aplikacionit të vetë-regjistrimit.

Vetë-regjistrimi i shtetasve jashtë vendit do të zgjasë deri më 30 shtator, kur përfundon Regjistrimi i Popullsisë, Familjeve dhe Banesave.