Me rastin e në ditës Ndërkombëtare të Rinisë kryetarit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim Avni Rustemi përmes një publikimi në fejsbuk uron që të drejtat dhe prosperimi i të rinjëve të jetë kusht themelor për zhvillimin e vendit tonë, ku të rinjtë të shfaqin potencialin e tyre dhe të përfaqësohen në të gjitha fazat e vendimmarrjes të politikave për të rinjtë, si dhe në nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Përkundër zhvillimit të politikave në vend, sfidë mbetet mbrojtja e të drejtave dhe pjesëmarrja e të rinjëve në vendimmarrje.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet më 12 gusht, si ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Ajo është menduar si një mundësi për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore, ku të rinjtë dhe të gjitha format e organizuara rinore të marrin pjesë në mënyrë domethënëse në vendimmarrje në të gjitha nivelet, në bazë të një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik në mbështetje të qeverisjes dhe llogaridhënies me pjesëmarrje.
Gëzuar ditën ndërkombëtare të rinisë, apo si do të thonte Migjeni “Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”
PS.
Më vjen keq që edhe për festa, ka të tillë që nxitin urrejtje dhe propaganda ditore vetëm e vetëm që të kënaqin veten dhe unin me disa “like” më tepër në rrjetet sociale, në anën tjetër më vjen mirë se si zv/drejtor në Agjencinë për rini dhe sport kemi arritur të diskutohet për web-faqen në gjuhën shqipe duke patur parasysh arritjet tjera që nuk kanë hapësirë për koment. Përtej politikave ditore dhe mungesës të strategjive konkrete, hidhet zjarrë në akull duke akuzuar mbi diçka që është e deklaruar publikisht, ku të gjithë palët e interesuara për dy gjuhësinë dhe web-faqen e Agjencisë për rini dhe sport, verzioni në gjuhën shqipe, janë informuar për vonesa nga realizuesi i web faqes së re. Gjithsesi duhet durim deri në realizimin përfundimtar.Sidoqoftë, atë që kam premtuar dhe do të realizohet!
Personalisht ftoj për kafe dhe të realizojmë takime të përbashkëta me të gjithë krerët e forumeve rinore dhe grupet tjera të organizuara që të diskutojmë për problemet e të rinjve dhe të gjejmë zgjidhje për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve dhe politikave rinore, si dhe për çdo problem tjetër që na shqetëson.