Maqedonia e Veriut sot shënon 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur ndëretnik të vitit 2001 ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha etnike në vend, shqiptar dhe maqedonas. Me këtë rast Ministria
për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me
Programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në
Universitetin e Kolumbisë, organizon Konferencë me temë “Përtej Ohrit”.
Konferenca do të mbahet në Hotelin Aleksandar Pallas në Shkup prej orës
10.00 deri në ora 14,00.