Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Vlorë.
Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Vlorë/Informacion paraprak:
Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.