Kaosi në aeroportin e Kabulit, raportohet për 3 viktima

Tensionet në aeroportin e Kabulit kanë shkaktuar 3 viktima. Wall Street Journal po raporton se tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë në terminalin e pasagjerëve të aeroportit të hënën.

Marketing

Gazeta amerikane citoi dëshmitarë që thanë se panë trupa të përgjakur të shtrirë në tokë, teksa mijëra afganë përpiqen të largohen. Raporti nuk thotë se nga kanë ardhur të shtënat.

Ditën e djeshme talebanët morën kontrollin e Afganistanit teksa qeveria ka rënë me ikjen e Presidentit Ashraf Ghani në Taxhikistan.