Filipçe në mbledhje me KSI-në, shqyrtohet gjendja epidemiologjike

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, dhe kryetaren e Komitetit Nacional për Imunizim, dr. Aleksandra Grozdanova.

Marketing

Në takim është shqyrtuar gjendja epidemiologjike e cila siç shprehet ministri, çdo ditë bëhet më serioze.

“Menaxhimi i situatës imponon nevojë serioze të përgjegjësisë nga ana e qytetarëve, veçanërisht nga sot kur në fuqi hyjnë masat e reja. Procesi i vaksinimit vijon pa pengesa në gjitha pikat e vaksinimit, dhe shpresojmë që ky trend i interesimit të rritur do të vazhdojë”, shkruan Filipçe. https://www.facebook.com/1819203381720020/posts/2753598068280542/