Vaksinimi nuk është i obligueshëm për të punësuarit në qendra tregtare

Vaksinimi nuk është i obligueshëm ende për punëtorët në qendra tregtare, edhe pse me vendimin e Qeverisë, sqaroi ministri Venko Filipçe.

Marketing

“Nuk ka vendim për të punësuarit, ne nuk kemi bërë analizë që ta bëjmë atë. megjithatë, vendimet kanë të bëjnë për vendet dhe hapësirat ku ka ngjarje të mëdha, përkatësisht prani masive të njerëzve ku mund të ketë transmetim të virusit. Ky është qëllimi, dhe kjo është logjika”, tha Filipçe.

Ndërkaq, Qeveria solli vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste (aheng, festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive) të ketë të paktën një nga këto dokumente:

–Certifikatë për vaksinim kundër Covid-19 të paktën njërën dozë të vaksinës

– Vërtetim se e keni kaluar Covid-in në 45 ditët e fundit, duke e përllogaritur ditën e shërimit.