E Majta refuzon Mickoskin, por Taravari pranon bashkëpunim me VMRO-në?

Shpreh keqardhje që udhëheqësia e së “Majtës” refuzon dorën e shtrirë për bashkimin e opozitës kundër paaftësisë, krimit, korrupsionit dhe jetës së vështirë të imponuar nga pushteti LSDM-BDI – ka reaguar në Facebook lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing

Sipas tij, refuzimi ndoshta është rezultat i mungesës së përvojës politike të udhëheqësisë së të “Majtës”.

“Askush nuk kërkoi nga e “Majta” të ndihmojë që të vijmë në pushtet. Kërkuam të bashkohemi ta rrëzojmë Zaevin, kurse faktet flasin se një pjesë e udhëheqësisë së të “Majtës” kanë përgjegjësi personale për arritjen në pushtet të koalicionit LSDM-BDI” – shkruan Mickoski në FB.

Sipas tij, ky është shansi që të përmirësohet gabimi.

“Të bashkohemi në një bllok të madh opozitar kundër LSDM-së dhe BDI-së.Qëllimi i koalicionit është kundër krimit dhe korrupsionit, për nxjerrjen e Maqedonisë nga balta, për ekonomi më të mirë, arsim e shëndetësi. Ne shkojmë dret rrugës për të rrëzuar këtë regjim hybrid të korruptuar, nëse “E Majta” do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi, varet prej tyre” – ka shkruar në FB, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.