Qytetarët e Gostivarit paguajnë tatimet që Taravari të kujdeset për infrastrukturën e Gostivarit, ndërsa ai kohën e fundit më tepër po merret me Shkupin, ku madje ka edhe një apartament!
Në vend që të shqetësohet për problemet e shumta në Gostivar, kryetari aktual Arben Taravari filloi të kritikojë Shkupin, duke shpresuar se së shpejti do të arrijë një koalicion me VMRO-DPMNE-në, pa të cilën nuk ka shanse për të fituar në zgjedhjet lokale.
Kështu, duke u bërë i butë me Hristijan Mickoskin, i cili po përpiqet të gjejë një kandidat për kryetar në kryeqytet, Taravari filloi të bëjë fushatë për një ndryshim të mundshëm në Qytetin e Shkupit, për të cilin madje tha se Shkupi kinse paska stagnim total në infrastrukturën e qytetit.
Një shprehje e vjetër thotë – “Së pari shiko oborrin tuaj, pastaj kritiko dikë tjetër”, dhe neglizhenca për oborrin e Taravarit – qytetit të Gostivarit, është e dukshme nga fotografitë më poshtë.
Banorët e Gostivarit i paguajnë kryetarit të tyre Taravari që të kujdeset për infrastrukturën e Gostivarit dhe në fotografitë nga Gostivari shohim rrugë të gërmuara, të pa ndriçuara, të pasigurta dhe të pashtruara plot gropa, trotuare të lëna pas dore dhe shpërfillje totale për pastërtinë e qytetit.
Fotografitë flasin më mirë se një mijë fjalë. Ato qartë tregojnë se kryetari Taravari po e udhëheq qytetin e Gostivarit në mënyrë katastrofike.
Taravari, në vend që të shqetësohet për problemet e Gostivarit ai është i zënë me VMRO-DPMNE-në dhe duke u angazhuar për gjetjen e një kandidati të përshtatshëm që mund të kundërshtojë Petre Shilegov-in, i cili gëzon popullaritet tek votuesi shqiptar në Shkup.
Shtrohet pyetja, pse Taravari bën se kujdeset aq shumë për Shkupin, në vend që të shikojë punën për të cilën është paguar në Gostivar?
A është sepse ai kohët e fundit bleu një “apartament luksoz në një lagje elitare maqedonase në Shkup”, siç raportuan disa portale?
A planifikon Taravari të zgjidhë problemet e njerëzve të Gostivarit nga Shkupi, prandaj ai kujdeset aq shumë për të ardhmen e Shkupit, në vend të së tashmes dhe të ardhmes së Gostivarit?
Këto janë pyetje për të cilat qytetarët e Gostivarit meritojnë të marrin përgjigje, jo vetëm nga Taravari, por edhe nga komisioni antikorrupsion, i cili është i detyruar të hetojë pretendimet nëse Taravari ka një apartament në Shkup, i cili është i padeklaruar në listën e pronës.
Burimi: opinionshqip.live