Ahmeti për marrëveshjen ASh-AAA-VMRO: Më kritikonit se bashkëqeveris me kriminelë, sot i bëtë miq

Ahmeti për marrëveshjen ASh-AAA-VMRO: Më kritikonit se bashkëqeveris me kriminelë, sot i bëtë miq

Marketing

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhje lokale të 17 tetorit mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.

Ahmeti i ka kujtuar opozitës shqiptare akuzat që ia kanë bërë para 10 vjetësh, se po “bashkëqeveris me kriminelë siç ishte VMRO-DPMNE-ja”.

Sot, i kritikon të njëjtat, se personat për të cilët e kritikonin, “i kanë bërë miq”.

“Mirë është që ata komunikojnë, por të kaluarën të mos e harrojnë sepse gati 10 vite më kanë lodhuar mua, por e kanë lodhur edhe popullatën se si unë bashkëpunoj dhe bashkëqeveris me kriminelë siç është partia e VMRO-së. Kështu që bëjnë mirë. Le të jetë kjo një shkollë që është politikë ditore dhe të mos merren me deklarata, me prononcime aq ekstreme për shembull që i kanë bërë tash e para 10 vitesh, 5 ose 7 vitesh, sepse nuk e heqshin nga rendi i ditës që unë bashkëqeveris me një parti kriminele siç ishte VMRO-DPMNE. Tani, për çështje të interesave të politikave ditore po bëjnë, me ato kriminelët me të cilët isha unë, ti sot po i bën miq”, tha Ahmeti në intervistë për ABC News.