Hoxha i kujton ASh-AAA-së thënien: Ujku qimen e ndërron, zanatin s’e harron

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka dërguar kritika deri te koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për marrëveshjen me VMRO-DPMNE-në.

Marketing

Hoxha ndërlidhet te ujdia, se VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë ASh-AAA-në në Tetovë, Gostivar, Çair dhe Strugë.

“Mendojnë se me VMRO-DPMNE do vendosin të ardhmen e Tetovës, Gostivarit, Çairit, Strugës etj… ndërkohë harrojnë thënien popullore: “ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron”. Dallimi mes ne dhe atyre është se BESA në zgjedhjet e fundit vendosi të ardhmen e shtetit, kurse këta me VMRO-DPMNE duan të vendosin vetëm të ardhmen në karrigen e komunës!#meBESË#KaDallim“, shkroi Hoxha në Facebook, transmeton TV21.

Kujtojmë se Besa është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në, BDI-në dhe PDSh-në. Në rrethin e parë do të garojnë të gjithë, ndërkaq në rrethin e dytë do të mbështesin partinë, kandidati i të cilit do të marrë më së shumti vota në rrethin e parë që do të mbahet më 17 tetor.

Marketing