​Operacion i madh Shqipëri-Spanjë kundër drogës: Qindra të arrestuar, kryesisht shqiptarë

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës, shkruan Top Channel.

Marketing

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

“Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion, ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it”, tha komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez