AZGJ dhe Misioni i OSBE-së në Shkup nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e përfaqësuar nga drejtori Ylber
Sela, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Shkup,
e përfaqësuar nga shefi i Misionit, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Memorandumi paraqet formalizim të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në
zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2021-2024, përmes
zbatimit të aktiviteteve të koordinuara që synojnë zbatimin e Ligjit të
Përdorimit të Gjuhëve, mbështetjen e Agjencisë në ngritjen e
kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e qëllimeve të programit të
saj, me mbështetjen e Misionit të OSBE -së në Shkup.

Si rezultat i bashkëpunimit, pas nënshkrimit të Memorandumit, filloi të
realizohet aktiviteti i përbashkët, përkatësisht zbatimi i trajnimit
treditor, që synon të mbështesë përpjekjet e Agjencisë për rritjen dhe
përmirësimin e kapaciteteve profesionale për përpunimin dhe realizimin e
projekteve dhe menaxhimin e tyre.