Me kënaqësi të veçant ju njoftojmë për ekspozitën kryesore të THE TOUCH, pjesë e projektit NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME, projekt multimedial i kuratores Ana Frangovska, në bashkëpunim me Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë Veriore, në partneritet me Këshillin Britanik dhe “Lux”, e cila do të hapet më 15 shtator, në Qendrën Multimedia “Mala stanical”, në orën 20.00 dhe do të jetë e hapur deri më 15 tetor 2021. Ekspozita do të hapet nga zonjat, Eks. E saj. Rachel Galloway, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në RMV, Ministrja e Kulturës Dr. Irena Stefoska, Drejtoresha e Këshillit Britanik Eleonora Zaprova dhe Drejtoresha e Galerisë Kombëtare Dr. Dita Starova Qerimi.
“PREKJA”, është pjesë e projektit NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME, dhe është prezantimi i pestë i programit Ekologjitë e së Ardhmes në Ballkanin Perëndimor. “Prekja” i referohet prekjes “vdekjeprurëse” të njeriut që lë pas, me vetëdije ose pa vetëdije, dëme të mëdha në të gjithë planetin, speciet e tij të gjalla dhe habitatet e tyre.
Programa NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME në Ballkanin Perëndimor filloi në fillim të vitit 2020, kur gjashtë kuratorë nga rajoni u zgjodhën për të zhvilluar konceptet e tyre të ekspozitës në vendet e tyre. Kuratorët e zgjedhur ishin Ana Frangovska nga Maqedonia e Veriut, Elijan Stefa nga Shqipëria, Armina Pilav nga Bosnja dhe Hercegovina, Engel Berisha nga Kosova, Natalija Vujosevic nga Mali i Zi dhe Natalija Paunic nga Serbia. Ndotja, zhvillimi urban, privatizimi dhe shfrytëzimi i hapësirave publike janë një realitet shqetësues edhe në Ballkanin Perëndimor. Që nga fillimi i projektit, ekologjia është shfaqur si një temë që bashkon rajonin.
Programa NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME përbëhet nga një përmbledhje me katër pjesë të imazheve lëvizëse nga koleksioni “Lux”: Uriel Orlow, Muthi, 2016; Louis Henderson, All That is Solid, 2014; Charlotte Prodger, LHB, 2017; Ben Rivers, Urth, 2016, dhe do të prezantohet në kuadër të projektit maqedonas “Prekja” së bashku me dhe vepra e Bedwyr Williams, Lajmëtari Yjor, 2013, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik.
“Prekja” përfshin dhe tre artistë maqedonas dhe projekte që merren me çështje në fushën e ekologjisë, migracionit, identitetit, marginalizimit, duke bërë bukuri nga e shëmtuara, etj., përkatësisht: Kristina Pulejkova me projektin e imazheve lëvizëse dhe videos me realitet virtual Pika e bashkimit, Velimir Zhernovski me instalimin multimedial Prapa të zezës dhe Elpida Haxhi-Vasileva me instalimin kompleks hapësinor Silentio Pathologia.
Ekspozita do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh që do të thellojnë debatin mbi çështjen aktuale dhe djegëse të mbrojtjes së mjedisit dhe ngritjes së vetëdijes me ndihmën e artit si mjet, domethënë: biseda të hapura në internet me artistë dhe kuratorë, panel -diskutime, punëtori për të rinjtë dhe të rriturit që lidhen me ekologjinë dhe artin e fotografive në lëvizje, punëtori për përfshirjen e njerëzve me nevoja të veçanta, konferenca, prezantime të bashkëpunimeve ndërdisiplinore midis fakulteteve divergjente, udhëzues kuratorialë përmes ekspozitës, etj. Një program mbështetës i detajuar do të publikohet në faqen tonë të internetit dhe në mediat sociale, dhe një lidhje regjistrimi do të publikohet për të gjitha ngjarjet e hapura.
Projekti u mundësua nga Këshilli Britanik dhe agjencia LUX, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
EKOLOGJITË E ARDHSHME është një nga pesë programet e filmave artistikë të projektit NE JEMI KËTU: program ky i imazheve artistike lëvizëse, i zhvilluar nga Këshilli Britanik dhe LUKS (LUX), agjenci arti me seli në Londër, e cila mbështet dhe promovon praktikat e imazheve artistike lëvizëse. Çdo program është kuruar rreth temës së identitetit kombëtar, margjinalitetit, intimitetit, ardhmërisë dhe arkivimit. NE JEMI KËTU përpunon diskurse rreth ndikimit që ka kjo temë tek të rinjtë, por dhe tek artistët bashkëkohor të shquar, me seli në Britaninë e Madhe, apo Mbretërinë e Bashkuar, duke hulumtuar përmes biografisë, filmave dokumentarë, poezisë dhe fantastikës. Kurator i programeve është Tendai John Mutambu. EKOLOGJITË E ARDHSHME në Ballkanin Perëndimor prezantohen përmes një programi ekspozitash, shfaqjesh dhe ngjarjesh publike, të kuruar nga 6 kuratorë nga rajoni.
Këshilli Britanik është organizatë ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi për edukim. Bashkëpunon me mbi 100 vende në fushat e artit dhe kulturës, anglishtes, arsimit dhe shoqërisë civile. Vitin e kaluar, aktivitetet e tij mbuluan drejtpërdrejt mbi 80 milion njerëz, dhe gjithsej 791 milion njerëz, përfshirë përmes internetit, me transmetime dhe botime. Jep një kontribut pozitiv për vendet me të cilat punon – duke ndryshuar jetën e njerëzve duke krijuar mundësi, duke krijuar marrëdhënie dhe duke nxitur besimin. E themeluar në vitin 1934, Këshilli Britanik është një organizatë bamirësie e drejtuar nga Karta Mbretërore dhe është një organ publik në Mbretërinë e Bashkuar. Në buxhetin e tij të përgjithshëm merr një grant bazë prej 15 përqind nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
“Lux” është një agjenci ndërkombëtare e artit që mbështet dhe promovon krijimin e imazheve lëvizëse artistike dhe ide të ngjashme. E themeluar në 2002 si një kompani me përgjegjësi të kufizuar, organizata është bazuar në punën e disa prej paraardhësve të saj (Shoqata e Punëtorëve të Filmit në Londër, Video art i Londrës dhe Qendra Lux), që nga fillimi i viteve 1960.
Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë Veriore është themeluar në vitin 1948, me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Maqedonisë. Aktiviteti intensiv i kryer gjatë 70 viteve të fundit të ekzistencës së Galerisë konfirmoi se është një nga institucionet më të mira kombëtare në fushën e kulturës në vend, tendenca e vazhdueshme e të cilit ka qenë gjithmonë duke dëshmuar, mbledhur dhe shfaqur edhe trashëgiminë kulturore kombëtare si monitorim, blerje dhe ekspozim i arritjeve aktuale artistike.