Largimi i njërit prej këshilltarëve më aktiv të opozitës shqiptare , ka bërë që të ketë reagime të shumta në publik përfshirë edhe rrjetet sociale .Bëhet fjalë për Osama Muadinin që njihet si njëri ndër më aktivët në niven vendi nga ASH.Në vend të tij vendoset Huzeir Mustafi transmeton Tetovasot
Disa nga reagimet e shumta ka të bëjë me faktin se Muadini është një njeri i besueshëm sipas tyre dhe se Aleanca Për Shqiptarët me këtë rast sipas tyre ka bërë nje killing-self me mos dërgimin në listat fituese këtë këshilltar komunal .
Eren Ali student dhe aktivist i shoqërisë civile ka shkruar se ai nuk i beson askujt përpos Osama Muadinit në rrafshin lokal.
“Respekt për të githë mandatarët por askush nuk ka dëshmuar punë dhe sinqeritet për përfaqësim të popullit sa i vetëm Osama” thotë Ali.
“Por një gjë mund ta them, TURP, TURP, dhe HARAM ju qoftë për idiotesinë… Mos fleni të qetë netët në vijim sepse keni bërë krim kombëtar” shprehet ai .
Të njejtin mendim e ndajnë të gjithë të rinjtë në Kumanovë e këtë sipas tyre do ta dëshmojnë zgjedhjet.
Osama sipas tyre ka qenë tejet i zëshëm dhe kundër padrejtësive në çdo kohë dhe çdo vend. Ka performuar shumë mirë gjatë mandatit të tij. Duhej të ishte prapë aty shprehen disa aktivistë. Tetovasot