Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi para mediave tha se dhimbja është shumë e madhe kjo që ndodhi në Tetovë.
“Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi, shkruan TetovaSot.
Dyshohet edhe për viktima po ende nuk dihet diçka konkrete, por gazetari jonë është në vendngjarje dhe së shpejti do kemi informacione shtesë.
Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës , derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.