Tetova Sot kësaj radhe do të ndjek çdo kandidat për kryetar komuna, dje ekipi ynë ka qëndruar në Gostivar gjegjësisht në fshatin Çajlë dhe fshatin Forinë për ti pyetur hallet e qytetarëve dhe për të parë mendimin e tyre në lidhje me qeverisjen 4 vjeçare të kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Qytetarët e fshatit Forinë thonë se shumë projekte kanë mbetur të pa realizuara ata përmendin kanalizimin, rrugët,këndet për fëmij dhe shumë punë tjera të cilat sipas tyre nuk i ka kryer kryetari i komunës së Gostivarit, njofton Tetova Sot
Revoltë e madhe vëreheshte edhe tek banorët e fshatit Çajlë të cilët muajt e fundit janë përballur me kanalizimin projekt ky të cilin e filloj Taravari dhe sipas tyre ky projekt nuk u përfundua, edhe këta të fundit nuk ngurojnë të thonë se kryetari aktual i komunës nuk e meriton edhe një mandat për shkak se në fshatin e tyre nuk është realizuar asnjë nga projektet e premtuara të Arben Taravarit.
Tetova Sot do të vizitoj çdo fshat të Gostivarit për të marrë opinionin e tyre në lidhje me kandidatët për kryetar të komunës së Gostivarit.