Kasami dhe Hoxha në teren: Realizohet premtimi për pastrimit e kanalit Radiovcë-Xhepçisht

Kanali Radiovcë – Xhepçisht është 17 kilometra. Për gati 20 vite ky kanal nuk është pastruar asnjëherë. Në gusht të vitit 2018 u vendos gur-themeli për ndërtimin e sistemit të ri për ujitje Reçicë-Raven, që përfshin një pjesë të fushëgropës së Pollogut nga autostrada Shkup – Tetovë – Gostivar. Pas ndërtimit është paraparë ujitja e 3250 hektarëve tokë bujqësore e cila shtrihet në rajonin e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tetovës.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha i shoqëruar me deputetin e zonës, njëherit edhe kandidatin për kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin sot vizituan këtë kanal për t’u informuar se deri ku kanë arritur punët në pastrimin e këtij kanali që është tepër i rëndësishëm për fermerët e këtij rajoni.
Ministri Hoxha për merdiat u shpeh se edhe ashtu siç u premtua ne kemi filluar me riparimin, gjegjësisht pastrimin e këtij kanali i cili, për këtë janë tekaluar të gjitha pengesat burokratike, duke përfunduar se Lëvizja Besa dhe ai personalisht do të angazhohet edhe më tej për të përmirësuar kushtet për fermerët e këtij rajoni.
Ndërkaq, deputeti i zonës, kreu i Lëvizjes Besa dhe njëherit edhe kandidat për kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami në fillim iu falemenderua ministrit dhe udhëheqësit të Njësisë Rajonale të MBPEU në Tetovë për angazhimin dhe punë e palodhur për realizimin e këtij projekti duke shtuar se pqararësisht të harresës nga ana e pushteteve paraprake, si në nilev qendror dhe lokal, Lëvizja Besa është angazhuar dhe do të angazhohet edhe më tej për t}ua bërë më të lehtë jetën të gjithë qytetarëve në këto vendbanime.
Që të fillohet me punë është dashur që të pritet 3 vjet që të ky kanal tepër i nevojshëm për banorët të vihet në shërbim vetëm kur në krye të ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave të vijë Arjanit Hoxha, kuadër i Lëvizjes Besa. Vlera e përgjithshme për ndërtim të sistemit për ujitje është pothuajse 15 milionë euro.

Marketing