BDI sot prezantoi programin zgjedhor për komunën e Likovës

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në komunën e Likovës Zekirja Shaini, në konferencën e sotme për shtyp tha se Programi i përpiluar për zhvillimin e Likovës është për jetë më cilësore të qytetarëve të saj dhe në fokus ka përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit dhe ujitjes, menaxhimin e mbeturinave, arsim cilësor, mbrojtje më të madhe shëndetësore dhe shumë sfera të tjera të jetës shoqërore.

Marketing

Shaini gjithashtu tha se nuk ka zgjedhje më të rëndësishme për jetën e përditshme se zgjedhjet lokale – në këto zgjedhje ju vendosni për vendin në të cilin do të jetoni, ju vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Agjenda jonë e gjelbërt personifikon një plan të realizueshëm për t’i zhvilluar komunat tona, më të gjelbra, më moderne. Me veprim konkret bashkangjitur projekteve konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standarteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Është nder për mua që të paraqes programin zgjedhor për vazhdimin e vizionit tonë edhe për katër vite të tjera, për të mirën e qytetarëve të komunës së Likovës. Ashtu si deri tani do vazhdojë të funksionojë në mënyrë efikase dhe efektive në shërbim të qytetarëve dhe detyrave tjera administrata komunale. Arsim me cilësi të lartë në komunën tonë është prioritet i jonë përfshirë këtu izolim, lyerje nga jashtë me fasadë të objektit të shkollës qendrore, rregullimi i oborrit dhe parterit të shkollave. Ndërtimi i bibliotekave, dhënia e bursave për çdo vit për 50 studentë”, thekson më tej Shaini.

Ambient i pastër jetësor gjithashtu është pjesë e Agjendës tonë e në të përfshihen edhe projektet për rregullimin e shtratit të lumit në të gjithë fshatrat përfshirë këtu Sllupçanin, Hotlën, Mateçin, Likovën, Orizaren etj.

“Kulturë e pasur do të thotë investim në këtë fushë, e komuna e Likovës ka paraparë ndërtimin e Shtëpisë së kulturës në Mateç, mbështetje financiare për korrin komunal të Likovës, manifestimi i 2 Majit, e shumë evenimente të tjera kulturore të cilat pasurojnë trevat tona. Rinia, sporti dhe rekreacioni bëjnë pjesë në programin tonë zgjedhor e në të përfshihet ndërtimi i sallave sportive në Llojan, rregullim terreni sportiv në Nikushtak, Ropalcë, Vishticë”, tha ai.

Zhvillimi rural dhe bujqësia janë pjesë e programit tonë e me këtë do të intensifikojmë kontaktet me ekipin e ekspertëve të bujqësisë që janë për çdo javë në Komunën tonë dhe në këtë drejtim do të stimulojmë dhe udhëzojmë bujqit për aplikim sa më të lehtë për subvencione, shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme të IPARD programeve. Turizmi aktiv e tradicional në trevat tona është pjesë e kulturës qytetare. Duke patur parasysh se në komunën e Likovës ekzistojnë shumë resurse natyrore për zhvillim të turizmit, ku më veç në afërsi të dy pendave kanë filluar investimet, ne do të vazhdojmë me investime në ato pjesë për një infrastrukturë sa më moderne, me qëllim të investimeve të reja, theksoi Shaini në konferencën për shtyp.