Italia e “bronztë” në Ligën e Kombeve, mposht Belgjikën

Italia ka fituar vendin e tretë në Play-offin e Ligës së Kombeve.

Marketing

Azurët në ndeshjen për vendin e tretë kanë mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1.

Italianët kaluan në epërsi në minutën e 46-të me golin e shënuar nga Barella.

Rezultatin e dyfishoi Domenico Berardi në minutën e 65-të nga penalltia.

Golin e vetëm për belgët e realizoi Charles De Ketelaere katër minuta para fundit të ndeshjes.

Ndeshja për vendin e parë në mes të Spanjës dhe Francës do të luhet nga ora 20:45.