Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov , i cili garon edhe për një mandat për të parin e qytetit sot realizoi takim me kreun e komunës së Çairit Visar Ganiu. Në postimin e tij , Shilegov shkruan: Pas 4 vjetësh punë me përkushtim, gëzohem që me zhvillimin e komunkacionit infrastrkturorë në pjesën veriore të qytetit krijuam kushte të cilat në mënyrë direkte do të ndikojnë në rritjen e mobilitetit të banorëve të këtyre komunave të qytetit, me çka në mënyrë direkte do të ndikojë edhe në përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal- shkruan Shilegov .