Refuzoi ftesën për “Big Brother Vip”, Shpat Kasapi zbulon arsyen që e pengoi!

I zënë ngushtë pas një loje që stafi i “E Diell” i bëri këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapit teksa ishte i ftuar sot në studio se gjoja bashkëshortja e tij do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai deshi, s’deshi na i tha të gjitha. Po çfarë se?

Marketing

Teksa Ervin Kurti e pyeste pse ai ishte i bindur që Selvija nuk do të futej në “Big Brother Vip”, Shpati pohoi se e njihte mirë atë, por edhe nëse ajo do të pranonte, këngëtari do të ishte dakord dhe nuk do ta pengonte. Pasi u zbulua loja e fshehtë, Kasapi i zënë disi ngushtë në batutë e sipër tha: “Edhe mua më kanë ftuar në ‘Big Brother Vip’, por e refuzova se nuk më la Selvija. Kështuqë, kur ajo s’më la mua, si do futej vetë?”

Shpat Kasapi dhe Selvija presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe përtej shakave, kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë. Ai rrëfeu se e ka ndjekur këto kohë reality show-n në veçanti Sabianin, jo vetëm sepse e ka koleg, por edhe për shkak se dikur ka bërë shumë koncerte me të.