A po e djeg Taravari “BESËN” për Gostivarin?

Koment: Tetovasot

Marketing

Arben Taravari ka lëvizur gjithë gurrët për ta fituar edhe një mandat tjetër në Gostivar. Ai e hetoi forcën e BDI së dhe me vrap shkoi dhe ishte më i zëshmi për të bërë sa më parë koalicion me VMRO-në sepse ndryshe do ishte historia e rrethit të parë në Gostivar në një përballje vetëm për vetëm me Bejtën.

Tani kur e panë humbjen e thellë në rrethin e parë, filluan në maskimin perfekt të “krijojnë ” unitetin me parti tjera shqiptare që janë në garë për rrethin e dytë.

Ata zgjodhën Besën si shënjestrën e rradhës në tentimin për ta “ndihmuar”ta fundosin krejtësisht. Me këtë Taravari dëshiron një kurth tjetër sepse ai dhe partia e tij nuk është se donin Besën në një koalicion kur zgjodhën Alternativën dhe e lanë fillikat vetëm partinë e Kasamit.
Taravari në fakt dëshiron ta djeg Besën për Gostivarin dhe mos e lejojë edhe ngritjen e këtij subjekti duke parë rënien drastike të partisë së tij.

Atë me Besën po e lidh vetëm halli i humbjes së ASH-së duke krijuar bashkëpunime fallso vetëm sepse ndodhen ngushtë.

Por ASH e Taravarit dëshiron përmes Besës të arrijë qëllime tjera pushteti të telekomanduara nga VMRo ja.

Taravari vetëm po ekzekuton qëllimet e padronit të tij Mickovski. Besa është partia e fundit që ata duan ta shfrytëzojnë dhe djegin më pas për matematikat e Taravarit për Gostivarin dhe rrëzimin e kësaj qeverie.
Por Besa duket se nuk po e kupton se në çfarë “senduiçi” ndodhet midis të qenurit në pushtet qendrorë dhe koketimit me parti opozitare që po e manipulojnë në emër të “unitetit” shqiptarë.

ASH është haptazi pro VMRO që dëshiron tu jep maqedonasve qytetet shqiptare të fituara me mund si Kërçova dhe këndej bën sikur po ndihmon një parti për Tetovën që me Vullnet Murselin e tyre as e llogarisnin në rrethin e parë.

Por Besa e rënë në kurth nuk e kupton se ASH nuk është se i ndihmon shumë për Tetovën sepse PDSH dhe LSDM edhe Integra kanë rreth 10 mijë vota.
Partia e Kasamit nuk i bie në fije se e gjithë kjo lojë është për shpëtimin e Taravarit dhe djegien e Besës si një kundërshtar më pak në ciklin tjetër zgjedhorë.